Hakmarrja e trendafilit – Episodi 1

Hakmarrja e trendafilit – Episodi 1

Një serial epik që përfshin dy breza dashurie, urrejtjeje dhe hakmarrjeje.

Historia nis 30 vite më parë në Bursa, ku bukuroshja Zafer detyrohet të braktisë Mustafain, njeriun që dashuron, për t’u martuar me Saimin, per të cilin ajo nuk ndjen asgje. Zaferi sjell në jetë një djalë, Gülcemal, te cilin nuk mund ta doje dot. Më vonë, ajo lind një vajzë, Gülendam. Familja e saj është si një barre në gjoksin e saj, ndaj dhe kur Mustafa rishfaqet në Bursa, Zafer vendos te ikë me të. Kur Zaferi mbetet shtatzënë, Saimi vari veten. I riu Gülcemal merr hak, duke vrarë Mustafain me thikë buke. Pikërisht në këtë moment Zafer mallkon Gülcemalin, duke i thënë se ai nuk do të dashurohet kurrë.

20 vite më vonë, pasi ai bëri pasurinë e tij dhe u kthye në Bursa si një burrë i pasur dhe i fuqishëm, Gülxhemal ende nuk e kish njohur dashurinë e tij. Kërkimi i pamëshirshëm i suksesit dhe pakënaqësia e tij e thellë ndaj nënës që e braktisi e ktheu Gülxhemal në një përbindësh. Por gjithçka fillon të ndryshojë kur ai takohet me Devën e bukur dhe misterioze. Të dy janë dy pole të kundërta, megjithatë urrejtja përfundimisht ia lë vendin pasionit në atë që duket të jetë një lidhje dashurie te pamundur.

Seriali romantik turk “Hakmarrja e Trendafilit” (Gülcemal) gjeneroi nje numer rekord klikimesh në Instagram krahasuar me të gjitha serialet e reja që debutuan në Prill 2023

Ne rolet kryesore:

Murat Unalmis
Ne rolin e Gulxhemal

Gülxhemal është një burrë që u braktis nga nëna e tij vite më parë dhe iu hoq gjithçka. Sot, Gülxhemal është kthyer për hakmarrje dhe nuk është më fëmija i pafajshëm i braktisur nga nëna vite më parë; por ndërsa Gülxhemal është kthyer për hakmarrje, ai bie në dashuri me të fejuarën e gjysmëvëllait të tij Mert, Deva.

Melis Sezen
Ne rolin e Devas

Deva është e fejuara e Mertit. Vëllai i madh i Mert, Gülxhemal, do të ketë një lidhje që nis me urrejtje dhe shndërrohet në një dashuri të madhe.

Ayda Aksel
Ne rolin e Zafer
Zafer është nëna e Gülxhemal. Ajo është një nënë e hidhur, por autoritare, e cila vite më parë duhej të linte djalin e saj.

OPSIONI 1


OPSIONI 2

KLIKO KËTU PËR TË PARË VIDEON NËSE STË BËJNË OPSIONET MË LARTË

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x